Një sasi lënde plasëse është hedhur në pjesën e jashtme të garazhit në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.
Policia bën me dije se lënda plasëse është hedhur në derën e këtij objekti ndërkohë që nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
“Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit(te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftimi i policisë.