Ish-kryeministri i Kosovës njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvogëlimin e shpenzimeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Hoti me fakte ka prezantuar sesi këto shpenzime janë ulur në 1.25 për qind për dallim që në vitin 2022 ishin 1.53 për qind.
Ai ka thënë se shpenzimet për mbrojtjet janë më të ulëta sesa kërkohet nga NATO prej 2 për qind.
“Këta nuk janë për këtë punë. Këta nuk kanë rezon shtetëror.
Këta janë të fokusuar vetëm në mashtrimin e opinionit. Ja fakti: e nxjerrin FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë”, ka shkruar Hoti.