Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti për sanksionet: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik e të hidhëruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për listën e masave kundër Kosovës që janë prezantuar nga Komisioni Evropian .

Kurti para ministrave ka thënë se “me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian”, por sipas tij, asnjëherë nuk janë treguar “as cinik e as të hidhëruar”.

Ai tutje ka thënë se kur në dhjetor ishte paraqitur aplikimi për anëtarësimin në BE ishte bërë me mendimin se Kosova meriton të jetë pjesë e saj.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian tek Kosova e gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”.

“Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar nuk jemi as sot”.

“Kur në dhjetor e kemi dorëzuar aplikimin tonë për anëtarësim atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”.