Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Borrell para takimit sot në KE: Do të kërkoj mbështetje që të vazhdojmë presionin ndaj Kosovës e Serbisë deri në de-eskalim

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka konfirmuar se në takimin e sotëm të udhëheqësve të Këshillit Evropian, do të kërkojë përkrahje që të vazhdohet presioni ndaj Kosovës e Serbisë, me qëllim të deeskalimit të situatës.

Para mediave, pak para se të fillonte ky takim, Borrell tha edhe se shtetet anëtare kanë vendosur për masa ekonomike e politike.

“Do ta kërkoj përkrahjen e udhëheqësve që të vazhdohet vendosja e presionit ndaj tyre (Kosovës dhe Serbisë) me qëllim të shmangies së eskalimit dhe kthimit te normalja. Shtetet anëtare kanë vendosur… që duhet të ndërmerren masa, ekonomike dhe politike, me qëllim që t’u bëhet e qartë atyre se nëse nuk kontribuojnë për de-eskalim, kjo vjen me një kosto”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman konfirmoi se Komisioni Evropian mund të komunikojë gjatë kësaj jave masat që janë ndërmarrë kundër Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës nuk iu janë përgjigjur këtyre kërkesave fatkeqësisht Komisioni Evropian sigurisht që do të ndërmarrë një numër masash që do të komunikohen pak më vonë në këtë javë dhe ato do të përfshijnë pezullimin e punës së në kuptimin e organeve të Stabilizim Asocim dhe do të pezullojmë programin e fondeve për Kosovën, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment, mbështetja e vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimi i kontratave po ashtu, do të pezullohen.” – u shpreh ai.

Tutje, Koopman dha edhe të tjera detaje rreth masave, duke u shprehur si vijon: “Ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalshe po ashtu do të pezullohen. Tani më lejoni të theksoj se nuk i marrim me lehtësi këto veprime dhe këto duhet të shihen si të përkohshme dhe të kthyeshme kur të shohim hapat e vegjët të autoriteteve në Kosovë që të kthehen në dialog dhe për të implementuar zotimet që janë dhënë.”