Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga Divaja me bukë me vete në Bali, ku do i kalojnë pushimet VIP-at e Big Brother

Ndërsa vera dhe temperaturat përvëluese kanë trokitur më në fund për këtë vit, VIP-at shqiptarë të Big Brother kanë planifikuar pushimet e tyre dhe i kanë treguar planet e tyre për “Pushime on Top”.

I pyetur se ku do t’i kalojë pushimet për këtë vit, Ronaldo Sharka ka rrëfyer se në Divjakë.

“Pushimet do t’i kalojmë në Divjakë. Bukë me vete, shalqi, shtëpinë e kam në Lushnje por çrëndësi ka, do bëjmë një kasolle vetë. Do jetë edhe Sabiani, do të na këndojë çdo mëngjes”- tha Ronaldo Sharka

Nga ana tjetër, moderatorja Erjola Doçi ka treguar se pushimet e verës planifikon t’i kalojë në Bali këtë vit.

“Pushime e verës do t’i kalojë në Bali. Të rrisim pak temperaturat e Instagramit”- tha Doçi. E pyetur se me kë do të shkojë, Erjola ka zgjedhur ta mbajë “të fshehtë”, ndërsa me batutë përgjigjet “me Ronin”.

Keisi ka rrëfyer se ndër destinacionet këtë verë është Barcelona.

“Nuk e kam vendosur akoma, por kam shumë vende turistike që do të shkoj. Një prej vendeve është Barcelona. Unë kam shoqen time në Barcelonë dhe nja një muaj të mirë do ta kaloj aty”- tha Keisi.

Armaldo Kllogjeri është ndër të paktët VIP-a, i cili s’ka ende një plan për pushimet e verës këtë vit. Dhe shkak për këtë është bërë pritja e ëmbël e bashkëshortes së tij në korrik.

“Tani unë do shkoj me një vajzë të vogël. Ajo sa të lind në fillim të korrikut do të jetë e vogël dhe nuk e dimë si do të na rrjedhi situata. Por besoj se do të shkojmë disa ditë me pushime”- tha Armaldo.

Dea Mishel për shkak të angazhimeve të shumta e ka të pamundur të shkojë me pushime. Për “Pushime on Top”, Dea shpreson që të mund të shkëputet aty këtu për disa orë relaksi gjatë fundjavave për në Jugun përrallor të Shqipërisë.

“Jam shumë e zënë me punë këtë periudhë, kështu që shpresoj që të shkëputem fundjavave për në Jugun e Shqipërisë”- tha Dea Mishel.

Nga ana tjetër, Kristi Dragot planifikon të pushojë në Shqipëri dhe një ndër destinacionet e tij të verës për këtë vit është Palasa.

“Do pushoj në plazhin e Palasës një muaj. Më pas mund të shkoj dy herë në Bruksel, por do shkoj dhe do vijë, nuk do bëj pushime andej. Për pushime vetëm ne Shqipëri”- tha Kristi. I pyetur se kush do ta shoqërojë, Kristi tregon se do të jetë Dea dhe Jori. Një treshe e flaktë.

Jori Delli tha prerë se këtë vit është për 100% Shqipëri, dhe këtë nuk e luan as topi.

“Pushimet do t’i kaloj në Shqipëri 100%, nuk lëviz nga Shqipëria. Më kanë ëmbëlsuar shumë”- tha Jori. E pyetur nëse do t’ia hapte derën një dashurie shqiptare, Jori përgjigjet: “Tani dera nuk është mbyllur sepse unë jam single, por gjithsesi nuk jam as në kërkim. Jam për qejfin tim.”