Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Amy English, këshilltare speciale e senatores amerikane, Jeanne Shaheen.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Takova znj. Amy English, këshilltaren speciale të senatores amerikane, znj. Jeanne Shaheen. E falënderova për angazhimin dhe kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në këto rrethana jo të lehta për vendin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë bashkëpunimit me aleatët tanë, me ShBA-në në veçanti.
“Me znj. English bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në vend dhe e informova për shqetësimin tim dhe të Aleancës për veprimet e pakoordinuara te Kryeministrit në veri dhe dobësimin e aleancës tonë me ShBA. Gjithashtu e informova për qëndrimet e Aleancës për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit”, ka shtuar ai tutje.