Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, teksa ka folur në “Prime Time” për qeverisjen e kryeministrin, Albin Kurti ai e kritikoi këtë të fundit ashpër për mos dëgjimin e aleatëve.
Madje, Hamiti tha se njëra nga arsyet se përse u prish koalicioni mes LDK-së dhe VV-së ishte se LDK-ja s’ka dashur të jetë në qeverisje me Kurtin që kishte marrë një kurs antiamerikan.
“ Ky është argument i kundërshtarëve të LDK-së. LDK-ja është përpjekur edhe atëherë, edhe tash po shihet sa i qartë është qëndrimi konsistent i LDK-së. Ne s’kemi dashur të jemi në një Qeveri me Kurtin që kishte marrë një kurs antiamerikan. Po, kjo e rriti dyfish, çka flet kjo?
Kjo flet që ky Kurti që kishte punuar shumë e gjatë në propagandë për t’i bindur njerëzit se që kishte zgjedhje të thjeshta për problem ndërlikuara, madje edhe mbase fliste me gjuhë të papërshtatshme për Shtëpinë e Bardhë, kësaj herë foli për Blinken. Atëherë thoshte se nuk i pëlqen Trump e emisari i tij Grenell, dhe i pelqente Biden. Tash s’po i pëlqen as Biden, as Blinkeni e po i del naiv Escobar….’’, tha ai.