Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli i reagon Buxhovit : Të thuhet se Kosova është “një mbetje osmane” është një fyerje për popullin e Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi në “Pressing” në T7 ka deklaruar se në vendin tonë ka islam politik dhe sipas tij “Kosova është mbetje osmane dhe që këtu identiteti kryesor i kësaj popullate është identiteti islam”.

Kësaj deklarate i ka kushtuar vëmendje, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke bërë të ditur që nuk është dakord me pikëpamjet e historianit Buxhovi.

 

“Të thuhet se Kosova është “një mbetje osmane” është një fyerje shumë e madhe për popullin e Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe pasardhësit krenarë të Perandorisë”, pohon Pacolli.

Madje ai ka një mesazh për qytetarët, që të “kenë frikë nga ata që kanë humbur lidhjen dhe ndjenjat e tyre me Zotin dhe Familjen, por jo nga besimtarët dhe ata që vizitojnë kishat dhe xhamitë”.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Në parim, respektoj mendimin dhe shprehjen e lirë, si dhe respektoj njerëzit e ditur dhe profesionistët, por nuk jam dakord me pikëpamjet e historianit Buxhovi dhe mënyrën e tij të shprehjes në lidhje me ndërtimin e xhamive dhe vizitat e njerëzve të devotshëm në to. Këto shprehje ishin të panevojshme dhe jo elegante. Të thuhet se Kosova është “një mbetje osmane” është një fyerje shumë e madhe për popullin e Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe pasardhësit krenarë të Perandorisë. Zotëri Buxhovi, nuk ka absolutisht asnjë problem me “kushtetueshmërinë e politikanëve që vizitojnë xhamitë” ose “ndërtimin e tepërt të xhamive”, ashtu siç thoni ju. Ju lutem,a e dini se çdo qytetar i një shteti të madh demokratik, fillon ditën me “Besojmë në Zot” dhe se Presidenti i kësaj demokracie të madhe, përpara se të fillonë punën në Shtëpinë e Bardhë, shkon për lutje në shtëpinë e Zotit, madje duke u predikuar edhe nga predikuesit e besimit islam.

Kini frikë nga ata që kanë humbur lidhjen dhe ndjenjat e tyre me Zotin dhe Familjen, por jo nga besimtarët dhe ata që vizitojnë kishat dhe xhamitë!