Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”: Organizatat që ushtrojnë terror, s’kanë vend në Kosovë

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se ka bazë ligjore për shpalljen e grupeve “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste.

Ajo tha se asnjë organizatë terroriste e çfarëdo lloji prejardhje etnike nuk duhet që të lejohet të veprojë në Kosovë.

“Ne jemi zotuar për sundim të ligjit në çdo cep të vendit dhe aty organizatat të cilat ushtrojnë terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës s’kanë vend”, tha Gërvalla.

Kujtojmë se dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që dy grupet, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të shpallen organizata terroriste.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe aleatët kryesorë të Kosovës, të cilët thanë se qeveria e ka marrë vendimin pa u koordinuar me ta.