Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Klinika dentare “Dini Dent” më e mira në rajon – tradita e profesionalizmi garancë për shëndet të përsosur oral

Klinika Dentare “Dini Dent” prej shumë vitesh ka vulën e profesionalizmit në fushën e stomatologjisë. Tradita të gjatë, profesionalizimi i pakrahasueshëm në ofrimin e shërbimeve dentare, bëjnë që kjo klinikë të renditet në krye të listës së më të vizituarave nga ata që kujdesin dentar e kanë shumë me rëndësi.

“Dini Dent” është një histori suksesi në fushën e stomatologjisë. Fillet datojnë në vitet 80-të, atëherë kur Dr.Agim Rekaliu hapi kliniken e parë dhe vit pas viti e ngriti atë me profesionalizëm, me aparaturat dhe materialet më cilësore të kohës dhe kujdes të posaçëm ndaj pacientit.

Sot, “Dini Dent” vjen në një tjetër dimension, totalisht bashkohore në shërbime, teknika, aparaturë të fjalës së fundit nga brende gjermane, zvicerane e austriake dhe ambient të pakrahasueshëm në stil, dizajn e komoditet.

“Dini Dent” është klinika dentare më moderne në Kosovë dhe rajon, që gjendet në Dragodan. Klinika e re e hapur rishtazi posedon dhjetë salla private profesionale të krijuara në atë mënyrë që të ruhet privatësia e secilit pacient.

Përvoja 30 vjeçare është garancë e punës në stomatologji, protetikë, emax, viners, zirkon, etj. Në klinikë, ofrohen shërbime të kirurgjisë orale, implantogji, ortodonci, drejtim i dhëmbëve me breketa, etj.

“Dini Dent” gjithçka arrihet falë një stafi profesorësh universitar me përvojë dhe eksperiencë të gjatë në fushën e estetikës dentare.

Në klinikë është në funksion të pacientëve edhe rentgeni digjital më i përsosur në vend 2D dhe 3D.

“Dini Dent” udhëhiqet nga Dr.Hajdin Rekaliu, kirurg oral.