Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua akoma më shumë pasi Maestro nuk i fali… Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV dhe fshehja e fotove të Luiz Ejllit në Turqi

Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara.

Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.