Anulohet eventi vjetor i muxhahedinëve në kampin e Manzës.
Kampi ishte sot sërish nën masa të shtuara sigurie, ndërsa burime brenda kampit konfirmojnë se nuk kishte ardhur asnjë i ftuar amerikan, në një shenjë të parë të heqjes së mbështetjes për ta nga Uashingtoni. Një ditë më parë kryeministri Rama përmendi për herë të parë mundësinë e largimit të tyre nga Shqipëria.
Sakaq, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga kampi në Manëz, gazetari Ermal Vija tha se në hyrje të kampit vijon të qëndrojë një patrullë e policisë, si edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kontrollojnë cdo makinë që hyn e del në kamp.
Patrulla u vendos pranë kampit, pas operacionit të madh të Policisë së Shtetit për kontrolle në godinat e kampit në Manëz, pas dyshimeve për se përgatisnin sulme kibernetike në dëm të Iranit.
Gjatë operacionit të kontrolleve, efektivët e policisë hasën në rezistencën e banorëve të kampit ku mbetën 15 efektivë të plagosur si dhe disa rezidentë të kampit MEK.
Prokuroria e posaçme ka nisur hetime ndaj anëtarëve të kampit Mekpër disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” të gjitha këto tëe kryara në kuadër të grupit të sturktuarr kriminal.