Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lladrovci përjashton përkohësisht nga PDK tre asamblistë

 
   

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, ka marrë vendim për përjashtimin e përkohëshëm të tre asamblistëve të PDK-së nga Grupi i asamblistëve dhe nga funksionet tjera të nivelit lokal.

Sipas tij ky vendim për përjashtimin e tyre është bërë për shkak se kanë vepruar në kundërshtim e intersatat e PDK-së në Dreanas.

“Në pajtim me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, në letrën e dërguar Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Kryesisë, ka marrë vendim për përjashtim të përkohshëm nga Dega e PDK-së në Drenas, të Labinot Halilaj, Arigon Sinani dhe Hamit Kastrati”, ka shkruar Lladrovci.

“Konsideroj se sjelljet e tilla, jo vetëm që bllokojnë zhvillimin e komunës së Drenasit, por kanë jehonë negative për asamblistët e PDK-së dhe klimës së unitetit brenda degës së PDK-së në Drenas dhe partisë në përgjithësi“, ka shkruar Lladrovci.

Në letër, Lladrovci ka evidentuar edhe disa nga kundërshtimet tjera në Kuvendin e Drenasit të këtyre tre asamblistëve për çështjet me rëndësi për komunën e Drenasit, në pajtim me Statutin e PDK-së,  disa nga pikat e neneve 94 dhe 95.

Lladrovci  i kishte paralajmëruar edhe më herët se me synim “të mbrojtjes së interesit të qytetarëve dhe të PDK-së që është mbi interesin e grupeve të caktuara që po veprojnë në kundërshtim me politikat e Degës së PDK-së në Drenas dhe në kundërshtim me marrëveshjet paraprake të Grupit të asamblistëve, të koordinuar para Mbledhjeve të Kuvendit të Drenasit”.”