Një vajzë 6-vjeçare nga Ukraina, e cila pak më parë ishte plagosur rëndë nga përplasja e dy jet-skive në Qipro, të drejtuar nga babai dhe nëna e saj, ndërroi jetë në spitalin e Limasolit.
Sipas mediave të huaja, fëmija 6-vjeçar ishte duke hipur në jet ski me shofer të atin.
Në rrethana të paqarta skafi u përplas me një tjetër jet ski që drejtohej nga nëna.
Fëmija u dërgua menjëherë në tokë dhe u tentua t’i jepej ndihma e parë derisa u mor nga autoambulanca.
Fëmija u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.