Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pamjet magjike nga kisha, Jozefina Topalli tregon momentin më emocionues në dasmën e së bijës (Video)

Vajza e Jozefina Topallit, Margerita Topalli ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë ditën e premte, me babain e dy fëmijëve të saj, Angjin.

Në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar as urimet nga miqtë dhe familjarët e saj, duke ndarë kështu momente nga ceremonia në kishë, por edhe fetsa në drakë. Urimet më të mira i mori nga vëllai dhe kunata, Genardi dhe Cindy, të cilët kanë trëguar nëpërmjet InstaStory-ve se sat ë lumtur janë për Megin.

Ndërsa, Jozefina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj pamje nga ceremonia në kishë. Ajo është shprehur se momenti më emocionues ishte kur nipi i saj thërret: “mama”, teksa Megi hyn në altar me të atin.

https://www.instagram.com/topallijozefina/?utm_source=ig_embed&ig_rid=197c9eed-7085-4bcb-8dfe-1f2e130367fd

“Moment emocionues kur Nikolas therret…mama.”– shkruan Jozi. Ndërkohë,, edhe vetë Megi ka falenderuar të gjithë të pranishmit në këtë ceremoi private që u bënë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për të.