Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vlora Çitaku: Kurtit dhe Osmanit: Boll më, mashtrimi nuk kalon

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shkruar në Facebook për masat e konfirmuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën.

Ajo ka thënë se kjo tregon çfarë Kosove duam ne, të integruar, përjashtuar apo izoluar.

Sipas asaj, kryeministri Albin Kurti po i gjeneralizon gjërat, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani po hështë.

Për këtë ajo shkroi “boll më, mashtrimi nuk kalon“.

”Dita || pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e V| pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës. Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë“, ka thënë ajo.

”Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti. Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar? Boll ma. Mashtrimi nuk kalon“, ka shkruar Çitaku.