Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngërçi në dialogun Kosovë-Serbi? Kamberi: 2 shtetet, të pakënaqura nga formati i BE

 
   

Belgzim Kamberi nga Instituti për politika sociale “Musine Kokalari” tha për Euronews Albania se si Serbia edhe Kosova janë të pakënaqura nga dialogu që po zhvillohet mes tyre me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Ai tha se edhe zhvillimet në veri të Kosovës, ai i shikon si një përpjekje për t’i dhënë fund këtij formati të dialogut.

Duket se ky format I dalogut Kosovë-Serbi që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian nuk duket se ka shumë pëlqyeshmëri qoftë në Prishtinë e Qoftë në Beograd.

Ndaj më duket se zhvillimet në veri duken më shumë si një përpjekje për ta përmbyllur këtë format të dialogut pa u deklaruar në këtë drejtim. Në anën tjetër nuk është se ka shumë gatishmëri për një konferencë ndërkombëtare”, tha Belgzim Kamberi.