Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha shtunën për nismën rajonale “Ballkani i Hapur” se kreu misionin për të cilin u krijua.
Rama i bëri këto komente si njëri nga ithtarët më të mëdhenj të saj.
Në të, morën pjesë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, por jo edhe tri vendet tjera të Ballkanit Perëndimor në krye me Kosovën, Malin e Zi e Bosnjë dhe Hercegovinën.
Edhe pse treshja pjesëmarrëse arriti ujdi tregtare mes vete, nuk arriti që ta mbajë gjallë iniciativën pa treshen tjetër.
Njëfarë dështimi i Ballkanit të Hapur u prit edhe në Shkup, si shpërqendrim nga telashet politike.
6 shtetet e Ballkanit, vlerësohet se tash duhet kthyer sytë kah “Procesi i Berlinit”, që vjeshtën e këtij viti nikoqir do ta ketë kryeqendrën shqiptare.