Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I mir o, se na flliq?”, “Peruane e pastër, ku ke pir ndonjëherë kështu ti”- Zbardhen përgjimet mes agjentit të infiltruar dhe “kapove” të grupeve kriminale: O frate do marr içik t’bardhë dhe içik t’kuqe

Prokuroria e Elbasanit ka publikuar të gjitha të dhënat që lidhen me aktivitetin e grupeve kriminale që shpërndanin drogë në rrethet e këtij qarku.

Prokuroria bën me dije se në ndihmën e tyre dhe të policisë Kriminale ka marrë pjesë edhe një agjent i infiltruar në grupe ku ka luajtur rolin e blerësit, ndërsa janë çuar pas hekurave dhe nën akuza plot 52 persona, prej të cilëve 45 janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër ka mundur të shpëtojë nga aksioni i 29 qershorit në Elbasan dhe rrethina.

Në përgjimet e zbardhura nga prokuroria, vërehet se polici i infiltruar është identifikuar me shkronjën “K”, ndërsa krerët e grupeve, janë të identifikuar në bisedat e mëposhtme me shkronjën e parë të emrit të tij.

Biseda e parë i atribuohet agjentit të infiltruar me Edor Hasanllarin, një nga protagonistët e pazareve për shitjen e dograve nëpër zona të ndryshme të Elbasanit.

Përgjimet e plota:

K- Me sa do i lësh hë, po t’marr 3.

E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh?

E- Fol me qorrin e burrë.

***

Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

K- O frate do marr içik t’bardhë dhe içik t’kuqe.

L- T’bardh dhe t’kuqe.

***

Më dt. 15.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e?

Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

K: Po mir o la mir

G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçe ke ai pronari.

K: Del për bidon me i fjal.

G: I q* motrën mo lal.

***

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?

Shtetasi Aldo Gjeli I identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?

K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?

A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti. K: Okey

***

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: Ça të duhet?

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K”: Na….

L: E ç’a t’baj me kët? I T’vogël?

K: E vlla gjysëm sa i bie….

L: Okey.

K: Hë do të ulem mrena unë?

L: Rri içik jasht.

***

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë?

Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: E, s’kam kusur unë e?

K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

K: Ika hajt.

***

Më dt. 13.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur?

Shtetasi Mariglen Hida i identifikuar me simbolin “M”: Sa di o la?

K: I gjysëm.

M: I gjysëm?

K: Ee.

M: Unë do të jap izet e la.

K: N’rregull ok hajt.

M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

K: Ee mir.

M: Sa tmarr izet.

K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hunë.

K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

M: Kto i pata të funit unë e la.

K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

M: Nga ota pesë.

K: Okey hajt.

***

Më dt. 12.6.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K”: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat? Po të bardha ka?

Shtetasi Rudolf Korumi i identifikuar me simbolin “R”: Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

K:Po t’bardhë e, t’merrja i gjysëm lali ke ti?

R: Jo.

K: N’rregull je e la.

R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

K: e emir hajt, I ke fut ktu gjith me një fjal.

R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

K: Po e hedh unë e paketën po a i ke fut ktu gjith me i fjal.

R: Aty t’gjitha.

K: Hajt.

***

Më dt. 26.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Oltjon Çela i identifikuar me simbolin “O”: Ke dy pikë katër pa qese

K: Po qe i mirë këtu më ke.

O: Do të rregulloj herë tjetër, k’të e ke gurë o lale prandaj ta dhashë se s’doja të jepja pluhur

K: Jo re ça fallco, ke 6 ashtu e?

***

Më dt. 13.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Hekuran Gjeli i identifikuar me simbolin “H”: Hë ka dal e mirë e?

K: E mir ishte vlla.

H: Unë e mbaj me të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj me t’zgjedhme nuk mar kot.

K: Jo ishte i mirë me vërte ky.

H: Në përgjithësi e zi a kupto.

K: Dilte e fuqishme fare.

H: Na e la hajt të rujt zoti.

K: Hajt.

***

Më dt. 14.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Hekuran Gjeli I identifikuar me simbolin “H”: Hë unë e kam të mirë unë. O Mari.

K: Hë e Nush ku t’pres?

H: Prit aty se erdha.

K: Hajde po t’pre këtu.

H: Hape krahun se erdha.

K: Mirë.

H:Na e la hajt të rujt zoti.

K:Hajt.

***

Më dt. 23.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Shtetasi Smirald Liçi i identifikuar me simbolin “S”: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

K:Gjum?

S: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer njani sa hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

K: Kam kshu kam ca koh që kshu.

S: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop q***.

***

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Nuk janë aq aty.

Shtetasi Xhevit Bogdani i identifikuar me simbolin “XH”: Po pra të thash që ma kan lujt, thash vet që ma kan lujt. Po për këtë të paktën po more i dyqin e pesdheçe.

K: Jo jo jo, shumë ça thu ti e

XH: Bosha diferencën me tjetrën, prapë rregullohena prapë.

K: Nuk bohet fjalë burr, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me i fjal. Na t’jap….

XH: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti me burr.

K: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti.

XH: Unë 50 gr i kam dhënë vetë për 100 mijë lekë. T’paktën boje 200 meqë t’ra rruga, 150 nuk bohet fjalë o vlla, për zotin nuk jam ngushtë për ato, po veç nga rruga llogarite ti që i shkova në Strugë, Dogana, duke e marr, duke ardh edhe njëher, rrezikun, duke marr çunin e huaj anej duke i dhën noi lek noi gjë.

K: I dyqinçe jan s’jan aty e burr.

Person i paidentifikuar me simbolin Y : Jep dyqind rrugën tjetër rregullohemi e vlla, jep 200 e hajd ikim dhe ne, se ne qem….

K: Për sa të vi un e vlla ta marr atë tjetrën?

XH: Atë tjetrën nuk të gënjej kot që të them nesër pasnesër, të më vi e të them unë një ditë para.

K: Për sa ditë e pra, je, që je me i fjalë?

XH: Kiameti kiamtei 2-3 ditë nuk e di.

K: 2-3 dit?

XH: Nuk e di të sigurt fare fare, e kupton se varet ç’atë të ndodh edhe ty ere se mua kur më thonë po vim, vin pastaj prap. Po në momentin që ta kem në dorë vetë, e kupton ta kem në dorë vet të them hajde.

Y: Mos bosh rrugën kot ti, si ti dhe ne rrezikojmë.

XH: Aty masanej ka timen 4 copë apo 5 copë sa mund të jenë.

Y: E rregullohemi pastaj e burrë.

XH: Ta boj ofertë tamam se e di që e kam timen, se ktë këtu betohem për kok të asaj nane që ja kam marr tjetrit nga 300 m kanë lan 250.

***

Më dt. 26.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Do m`japësh një të vogël ti mu

Shtetasi Armand Lluca i identifikuar me simbolin “A”: Ça do?

K: I t’vogël?

A: Po i kam kshu unë zero treshe.

K: E mir ska gjo.

A: Bon kshu tridhet mijë lek.

K: E mir s’ka gjo.

A: O Xhul shif içik cipër frigoriferit ke i plaçkë aty.

Shtetasi Xhuljo Lluca i identifikuar me simbolin “XH”: Ça t’boj ee?

A: I plaçk sipër frigoriferit, anej maton. Kujdes Xhul mos t’bjeri.

***

Më dt. 23.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimin ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Shtetasi Smirald Liçi i identifikuar me simbolin “S”: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Gjum?

S: Gjumë ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer njani sa hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

K: Kam kshu kam ca kohë që kshu.

S: Bjerja lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin t‘ka rop q***.

***

Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Nuk janë aq aty.

Shtetasi Xhevit Bogdani i identifikuar me simbolin “XH”: Po pra të thash që ma kanë lujt, thash vet që ma kanë lujt. Po për këtë të paktën po more i dyqin e pesdhetçe.

K: Jo jo jo, shumë ça thu ti e…

XH: Bosha diferencën me tjetrën prapë rregullohena prapë.

K: Nuk bohet fjalë burrë, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me i fjalë. Na t’jap….

XH: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti mer burr.

K: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti…