Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut.
Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.
Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në plazhin e Golemit në Kavajë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
View this post on Instagram