Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, do të qëndrojnë sot Prishtinë, ku do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.
Kurti ata do t’i pres në aeroport në ora 07:55, ndërsa nga ora 09:20 do të ketë takim me ta.
Më pas në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.