Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë.

Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi pro pavarësisë dhe dy ditë më vonë delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson.

Nga viti 1776 deri në ditët e sotme, 4 korriku është festuar si lindja e pavarësisë amerikane.

Më 7 qershor 1776, kur Kongresi Kontinental u takua në Pensilvani në Filadelfia, delegati i Virxhinias Richard Henry Lee prezantoi një mocion që kërkonte pavarësinë e kolonive.

Mes një debati të nxehtë, Kongresi shtyu votimin për rezolutën e Lee, por caktoi një komitet me pesë veta – përfshirë Thomas Jefferson nga Virginia, John Adams nga Massachusetts, Roger Sherman nga Connecticut, Benjamin Franklin nga Pennsylvania dhe Robert R. Livingston nga New York – për të hartuar një deklaratë zyrtare që justifikon ndarjen me Britaninë e Madhe.

Më 2 korrik, Kongresi Kontinental votoi pro rezolutës së Lee për pavarësi në një votim gati unanim (delegacioni i New York abstenoi, por më vonë votoi pro).

Më 4 korrik, Kongresi Kontinental miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë, e cila ishte shkruar kryesisht nga Jefferson. Megjithëse votimi për pavarësinë u zhvillua në 2 korrik, që nga ajo ditë 4 korriku u bë dita që festohej si lindja e pavarësisë amerikane.

Deklarata e Pavarësisë nuk u nënshkrua më 4 korrik 1776. Kjo është në të vërtetë dita kur u miratua zyrtarisht nga Kongresi Kontinental, por nuk u nënshkrua nga shumica e delegatëve deri në Gusht.

Në 1781 Massachusetts u bë shteti i parë që e bëri 4 korrikun një festë zyrtare të shtetit .

Tradita e festimit të 4 korrikut u bë edhe më e përhapur pas Luftës së 1812, në të cilën Shtetet e Bashkuara u përballën përsëri me Britaninë e Madhe. Në 1870, Kongresi Amerikan e bëri 4 korrikun festë federale. Vetëm në vitin 1941 u bë një festë ku paguhej dita e pushimit për punonjësit federalë.

Një nga traditat e festës së Pavarësisë është edhe shfaqja me fishekzjarre në New York City në të cilën përdoren më shumë se 75,000 fishekzjarre dhe kushton rreth 6 milion dollarë.