Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti konfirmon se sot takohet me emisarin Miroslav Laçak

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar se sot do të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Me shumë gjasë takimi do të mbahet sot pasdite.

Aty pritet të diskutohet për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Tashmë është konfirmuar se Lajçak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën po ashtu, pritet të diskutojnë për situatën e tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.