Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kah po shkon Kosova në momentin e pikërishëm?

Ka kohë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket në publik përmes urimeve ndaj të tjerëve. Ajo uroi së fundi Spanjën për presidencë të BE-së.

Kryefjala zyrtare e presidentes çdo ditë ndërlidhet me diçka që nuk prek esencën e problemeve tona shtetërore.

Politikat e saj shihen qartë se janë unike me Kurtin, e që ka rënë në kundërshtim me aleatët euroatlantikë.

Në VV vlerësojnë se “më mirë sanksionet sesa territorin…”, pa ditur se territori nuk mbahet pa aleatë dhe se janë aleatët euroatlantikë që e kanë bërë Kosovën shtet funksional, duke e ndihmuar me ushtri, intervenim ushtarak, financim dhe njohje të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por, në Kosovë momentalisht është krijuar hendeku ndërmjet shtetit dhe aleatëve.

Kosova po shënon degradim të shtetësisë, duke ecur kontra botës perëndimore dhe për të parën herë pas lufte Kosova ka hyrë në fazën ndëshkuese.

Pse Kosova po ndëshkohet?

Katër komunat veriore janë bërë shkak i krizës së shtetit.

Zgjedhjet lokale në katër komunat veriore janë përkrahur ndërkombëtarisht, por këshillat e aleatëve kanë qenë që kryetarët e rinj të mos shkojnë në komuna me njësi speciale të policisë.

Sepse, është e logjikshme se kryetari i komunës nuk mund ta kryejë mandatin duke u mbyllur në komunë!

Është, gjithashtu, logjike se me kryetarë të rrethuar nga forcat speciale policore nuk ushtrohet funksioni i të parit të komunës.

Andaj, duke qenë të bindur se do të ketë zgjedhje të reja që pranon edhe Presidentja e Kryeministri, pse duhej të rrezikohej siguria në veri?

Pse të përdoret policia speciale në komunat veriore?

Pse kryetarët mbyllen në objekte dhe qëndrojnë në to kur dihet se nuk funksionon asgjë?

Pse duhej t’u jepej hapësirë bandave kriminale të Serbisë, e që mezi presin të ndodhë ndonjë tollovi?

Pse të krijohet krizë në veri, e që sjell gjendjen për të organizuar ndonjë konferencë ndërkombëtare që mund ta rikthejë Kosovën në pikën zero?

E, mbase, Kurti me sjellje të tilla dëshiron t’i nënshtrojë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe shtetet tjera të Quintit, duke rrahur gjoks “ja kush jam unë”!

Dhe, duke qenë në kundërshtim me aleatët euroatlantikë, qeveria Kurti me Presidenten Osmani po e rrezikojnë sovranitetin e shtetit.

Andaj, sanksionet veç kanë filluar, e pritet edhe regres në integrimin e FSK-së në NATO, e që veç është bërë e ditur nga aleanca. Safet Krivaça /Kosovarja/