Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti e Lajçak takohen në ora 16:00

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në orën 16:00.

Për këtë takim Kurti ka folur në konferencën për media me homologët nga Holanda dhe Luksemburgu, tha se takimi me Lajçak vije pas një bisede që ka pasur me përfaqësuesin për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku biseduar për situatën në veri të vendit.

Kurti tha se vazhdimisht koordinohet me faktorët ndërkombëtarë.

Lajçak para takimit me Kurtin do të pritet nga presidentja, Vjosa Osmani.