Nga sot, Violeta Sakiq, Nikola Radomiroviq, Nenad Radosavljeviq dhe Miroslav Miniq, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.
Kjo u bë e ditur nga vet ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.
“Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror”, tha Krasniqi.
Kjo është një shenjë që kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për ta lëshuar objektin e komunës.
Postimi në Facebook:
Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni.
Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.
Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.
Nga sot, Violeta Sakic, Nikola Radomirovic, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi.
Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj.