Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hisen Berisha paralajmëron revolta popullore: S’ka tolerancë, po shkatërrojnë Kosovën

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar aksionin e ri opozitar.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se sa herë që do të preken vlerat e shtetit nuk do të ketë tolerancë, duke paralajmëruar kështu dhe protesta.

Me tej ai theksoi se Kosova është një burg i mbyllur, pasi disa qyetarë nuk kanë të drejtë të lëvizin. Gjithashtu ai theksoi se zhvillimi ekonomik është zero.

“Liria ka emër, ka qenë një projekt i ideuar nga ne. Kjo parti dhe të gjithë ata që janë në qeveri, sa herë që preken vlerat e shtetit nuk do të ketë tolerancë. Ka njerëz që kanë sakrifikuar për këtë vend dhe janë pjesë e kësaj shoqërie. Kur të dalin këta në rrugë duhet të ndryshojë situata, nuk ka më tolerancë. Ne jemi një burg i madh i mbyllur. Ca qytetarë nuk kanë të drejtën e lëvizjes jashtë vendit. Zhvillimi ekonomik është zero”- tha ai.