Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nazarko: Kosova është krijesë e Bill Clintonit

Analisti politik, Mentor Nazarko, ka folur për vizitën që e pati ish-presidenti amerikan Bill Clinton në Tiranë.

Nazarko tha se pjesa më emocionuese e pritjes së Clintonit në Tiranë ishte mirënjohja e të rinjve kosovarë që mbanin emrin e ish-presidentit.

“S’kishte si të mos fliste për Kosovën, kur Shqipëria si për të përmbushur atë borxhin e mirënjohjes ndaj ShBA-së, borxh në histori, veçanërisht për luftën në Kosovë, ku i ofroi buqetën e mirënjohjes nëpërmes atyre të rinjve që mbanin emrin e tij, ishte sigurisht pjesa më emocionale që Klinton do ta mbajë mend tërë jetën”, ka thënë Nazarko në Edicioni Special, njofton Klankosova.tv

Nazarko tha se Kosova është krijesë e Bill Clintonit.

“Duhet ta kuptojmë që Kosova është krijesë e Bill Clintonit, është krijesë e administratës së tij… dhe në këtë kuptim nuk kishte si të mos kishte fjalë për Kosovën”, ka shtuar ai.

Ai tha se referenca konkrete e Clintonit “lidhej me situatën në veri kur tha: Ndaleni këtë marrëzi”.

Sipas Nazarkos, me atë që po ndodh sot në Kosovë politika e dominuar nga propaganda është duke e shmangur atë që është dimensioni më i madh i kombit, mirënjohja,

“Të rinjtë e Kosovës i treguan mirënjohje Amerikës, të parit të Amerikës, i cili vazhdon të ketë ndikim në politikën amerikane dhe atë botërore”, ëhstë shprehur ai.

Ai theksoi se vizita e Clintonit nuk u zhvillua për situatën në veri, pasi, sipas tij, kjo vizitë ishte aranzhuar para disa muajsh.