Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

NASA publikon fotot e shpërthimit të madh në Diell

Një shpërthim i fuqishëm diellor ka arritur kulmin më 2 korrik, i kapur nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi imazhin e shpërthimit në Diell, siç shihet në shkëlqimin intensiv në rajonin e sipërm djathtas të Diellit, i cili në thelb tregon një nëngrup të dritës ultravjollcë ekstreme dhe është me ngjyrë blu-jeshile.

Shpërthimet diellore janë në fakt vetëm shpërthime të fuqishme të energjisë. Flakët dhe ndezjet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e lundrimit dhe mund të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët.

Ky blic që shihet në foto është kategorizuar si një shpërthim X1.0. X-class tregon shpërthimet më intensive, ndërsa numri jep më shumë informacion për fuqinë e tij.