Nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Ramazan Sinos një natë më parë në Fushë Krujë. Policia paraditen e sotme ka liruar tre personat që shoqëroi, vëllezërit Durim dhe Valter Bami dhe Mareklen Hakën.
“Isha në shtëpi. Nuk kam konflikte me Gentjan Bejtjan” tha deklaruar Durim Bami, po ashtu edhe vëllai i tij, por edhe Haka.
Mgjithatë, hetimet vazhdojnë. Policia dyshon se ka përplasje të forta mes tyre në zonën e Niklës, por ende asgjë konkrete. Njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se pasi dëgjoi krismat doli në dritare dhe pa tre persona që po qëllonin.
Kaq ishin edhe automatikët që u gjetën brenda makinës së djegur. Gentian Bejtja i shpëtoi për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij.
Dje në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i janë plagosur dy djemtë e mitur.