Të hënën pasdite, një grua 35-vjeçare në Kretë solli në jetë fëmijën e saj me lindje normale.
Por sipas medieve greke, gruaja u përball me probleme gjatë lindjes dhe duhej të transferohej menjëherë në Heraklion.
Në të njëjtën kohë, nëna e fëmijës ka përjetuar komplikime dhe disa orë pas lindjes ka dhënë frymën e fundit.
Sipas flashnews, është urdhëruar një ekspertizë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike, pasi lindja duket se ka ecur pa probleme, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka vendosur asgjë që të çojë në shkakun e qartë të vdekjes.
Foshnja po trajtohet në spitalin Venizelio.