Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: S’ka më shpresë që Kurti është racional, hajde dalim në zgjedhje

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është racional.

“Unë po them hajde shkojmë në zgjedhje ta vendosë popull. Nuk mundet me qenë Kurti racional njeriu që e shkatërron të ardhmen e vendit”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Vetëvendosja ka “një ushtri digjitale”, duke thënë se “sondazhi i vërtetë do të jetë ditën e zgjedhjeve”.

Sipas Krasniqi, Kurti nuk është duke qeverisur fare dhe rrjedhimisht emigracioni është shtuar.

Mbi këtë ai tha se “tema e Veriut është për t’iu ikur problemeve ekonomike të familjeve kosovare”.