Analisti dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, Milaim Nela ka thënë se LDK-ja e ibrahim Rugovës ka rënë në duar të Sorosit.
Ai ka thënë se deklarata e Abdixhikut sot për Edi Ramën, “ishte e turpshme ishte fyese për një forcë të djathtë siç ishte dikur Lidhja Demokratike e Kosovës!”
Postimi në Facebook:
Ngjarjet e 2 muajve të fundit në Kosovë kanë nxjerrë edhe njëherë në pah influencën e SOROS në Kosovë e në veçanti aty ku më dhemb më shumë LDK-në!
E dhimbshme që LDK-ja e Ibrahim Rugovës ka rënë në duar një Soroisti 24 karatsh si Lumir Abdixhiku!
Deklarata e tij e sotme rreth Edi Ramës ishte e neveritshme, ishte e turpshme ishte fyese për një forcë të djathtë siç ishte dikur Lidhja Demokratike e Kosovës!
Ishte e rëndë të dëgjoje që qëndrimi i kryetarit të LDK-së të ishte i njëjtë si i një majtiste të thekur si Vlora Çitaku apo Ganimete Musliut!
Si e vratë kështu LDK-në??