Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Kurti ka hyrë në një rrugë humbëse, i është kërkuar të mos marrë masa që e fuqizojnë Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se kërkesa e ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit Kurti ka qenë që të mos ndërmarrë masa që e fuqizojnë Serbinë, që kjo e fundit më pas të ankohet se pala kosovare nuk po sillet mirë.

Ai ka thënë se këto kërkesa kanë qenë të aleatëve perëndimore dhe se nuk janë nga Rusia e Kina, sepse, po të ishin nga këto dy vende, ai vetë do të ishte përkrah kryeministrit Kurti.

“I kanë thënë hajde ta gjejmë zgjidhjen edhe i kanë thënë menjëherë nuk është zgjidhje përfundimtare, nuk është zgjidhje të qëndrueshme, i kanë thënë po ashtu, mos ndërmerr masa të tjera që e fuqizon Serbinë për me u anku qysh ne po sillemi keq. Të gjitha këto nuk janë ka t’i thotë Rusia edhe Kina, me kanë Rusia e Kina, unë isha bo bashkë me Albinin. Rusia kur ka qernë e fortë, Serbia ende pa e pas Amerikën, na i kena dalë përballë Serbisë, po edhe kur i kemi dalë përballë Serbisë, mijëra njerëz janë kanë mobilizu dhe e marrë përkrahjen e këtyre faorcave, mijëra njerëz, shqiptarët, kanë punuar në tana drejtimet, miqtë, veç me e marrë përkrahjen e këtyre forcave. Kur e ke pas këtë përkrahje të marrne për me e zbatu një detyrë tëndën si shtet me e zbatu një detyrë që ta kanë pranuar këta, pse po e humbim, duhet t’ia shtrojmë këtë pyetje vetes”, tha Haradinaj.

Sipas tij,Kurti me veprimet që po bën në veri të vendit, ka hyrë në një rrugë humbëse.

“Kurti nuk është në nivel të përgjegjësisë së vet. Ai njeri është dashtë me i thirrë nja 20 vetë të mençur të këtij vendi, me ba analizë me e pa se ku po dalim. Edhe pse është vonë, unë prapë iu kisha përgjigje takimit. O zotëri, ku je kah shkon, me këto veprime që ku je kah mbrrinë. Unë nuk po e kuptoj justifikimin. E sheh qe ke hyrë në rrugë humbëse edhe e sheh që je kah i rritë pasojat edhe nuk do të jetë rezultati më i mirë në veri se nuk ka si me ndodh”, tha Haradinaj.