Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shpërthen” Spahiu, kërkon reagimin e drejtësisë: O prokurorë, vepra e Teodosijeviqit dhe Muhaxherit është e njëjtë!

 
   

Analisti i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Gazmend Muhaxheri, që krahasoi veprimet e kryeministrit Albin Kurti, me ato të “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Spahiu ka thënë se vepra e Muhaxherit është e njëjtë, me atë të ministrit Ivan Teodosijeviq, që u dënua nga gjykata në Kosovë për mohim të Masakrës së Reçakut.

“Prokuroria nuk reagon ndaj deklaratës së kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit që krahason praninë e shtetit të Kosovës në veri të Kosovës me regjimin e Milosheviqit, në ndërkohë që ministri Ivan Teodosijeviq u dënu nga gjykata kosovare për mohim të Masakrës së Reçakut. Kësaj i thonë drejtësi selektive. O prokurorë, vepra e Teodosijeviqit dhe Muhaxherit është e njëjtë. Është ofendim kolektiv. Nuk po fyhet këtu Albin Kurti, po memoria kolektive e shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Spahiu, në një postim në Facebook.

Nënkryetari i LDK-së, së fundmi i ka kritikuar veprimet e kryeministrit Kurti, lidhur me veriun e Kosovës, duke i krahasuar qëllimet e Kurtit me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon./Botasot