Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Një mjet pa targa u parkua pranë një ambasade të rëndësishme”, Karamuço zbulon pse u alarmuan autoritetet

Eksperti dhe profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar një episod në lidhje me sigurinë në vend që ka ndodhur në kryeqytet gjatë ditëve të fundit. Ai u shpreh në Panorama TV se një automjet pa targa ka qenë i parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë, pa cilësuar se ku.

Karamuço theksoi se makina më pas nuk është parë për dy ditë rresht, çka ka bërë që të ngrihet alarmi pasi targat mund t’i vendoseshin një automjeti që mund të përdorej në ngjarje kriminale.

“Ne kemi bërthamën e përgjimeve. SPAK ka një bërthamë përgjimi më vete. Në një zyrë punojnë tre veta. Njëri i policisë së Shtetit, njëri i SPAK. Të tre bënin një punë me 8 orë dhe me rroga të ndryshme. Policët me gjithë dieta i shkon rroga 700 mijë lekë.

Një nga alarmet që ka pasur që ka pasur policia ka qenë një makinë e parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë që i ishin hequr targat.

Nuk ishte parë për dy ditë rresht makina dhe tani u ngrit alarmi i madh dhe thanë me këto targa mund të bëjnë ndonjë atentat. Dhe kanë ngritur alarmin duke shpërndarë foton e personit që ka marrë targat”, u shpreh ai.