Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nis largimi i deponive inerte në Deçan

 
   

Ndërmarrja Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, ka njoftuar se në këtë komunë janë larguar gjashtë deponi inerte.

NPL “Higjiena” ka thënë se aksioni për largimin e deponive të tilla do të vazhdoj në të  gjithë territorin e komunës së Deçanit.

“Ka filluar largimi i deponive inerte në Komunën e Deçanit, deri tani janë larguar disa deponi: Deponitë në fshatin Hulaj;  Deponitë në fshatin Lumbardh, Deponitë në fshatin Isniq, konkretisht ka rruga e Gashit; Deponitë në fshatin Llukë e Ulët; Deponitë në fshatin Voksh; Deponia pas Stacionit të Policisë në Deçan, ky aksion do të vazhdoj në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit”, thuhet në njoftim.

Kjo ndërmarrje u ka bërë thirrje qyetatëve që të mos hedhin mbeturina në vendet e ndaluara.