Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama sot në mëngjes ka njoftuar se ka nisur për në Kosovë 13 marrëveshje të nënshkruara nga vetë ai. MPJ ka konfirmuar se ka pranuar marrëveshjet përmes ambasadës shqiptare në Prishtinë.
Rama në njoftimin për nisjen e këtyre marrëveshjeve drejt Kosovës, ka thënë se shpreson që Kurtit t’i hiqet meraku se qytetarët po mbesin pa përfituar me mos nënshkrimin e tyre dhe ka shtuar se shpreson në konfirmimin e takimit në Prishtinë.Ndërkohë ministrat e Qeverisë Kurti kanë filluar që t’i nënshkruajnë marrëveshjet me Shqipërinë.
Ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga ministrja Albulena Haxhiu përmes një “story” në faqen zyrtare në “faceboook” ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë e që ndërlidhet me ministrinë e Drejtësisë.Pritet të shihet nëse ky do të jetë një sinjal që mbase Kurti do të pranojë të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili pas Maqedonisë së Veriut sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Foto e publikuar nga MD
Rama do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk KOnjufca. Takimi me Kurtin vazhdon të mbetet i pakonfirmuar. Nga Shkupi i pyetur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Rama ka deklaruar se mbase Kurti s’ka harruar që kanuni thotë se edhe armikut nuk i mbyllet dera.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar më herët se mbajtja e mbledhjes së dy qeverive është kushtë për takimin me kryeministrin Edi Rama.