Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkak u bënë guroret, zbardhet dinamika e sherrit në Krujë, një nga të plagosurit në gjendje të rëndë

Një sherr me sende të forta ndodhi ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës, ku të plagosur mbetën dy anëtarë të fisit Maja.

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen, teksa mësohet se Jashar Maja së bashku me disa të afërm të tij po konsumonin kafe në një bar pranë autostradës, kur rreth orës 11:00 disa anëtarë të fisit Rraja kanë mbërritur në të njëjtin vend.

Mësohet se këta të fundit kanë dhunuar Majat me tytën e armëve dhe me sende të tjera duke bërë që dy prej tyre të përfundojnë në spital.

Shkaku për konfliktin e dhunshëm janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.

Dyshohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët edhe kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.