Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spahiu: Kurtin sot po ta pyesësh për bashkimin kombëtar thotë “Nuk na lejojnë amerikanët

 
   

Ish-aktivisti për bashkimin kombëtar Kreshnik Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ndryshuar qasje ndaj Shqipërisë.

Spahiu tha në Info Magazine se po të pyetet Kurti se pse ndryshojë qëndrim ndaj referendumit Shqipëri-Kosovë, ai thotë “Nuk na lejojnë amerikanët dhe ndërkombëtarët”.

“Kur bëhet fjalë për çështje të pushtetit e të karriges thotë “Ne jemi shtet sovran dhe çka na duhen amerikanët, mua më ka votuar populli”, tha Spahiu.

Sot, kryeministri i Shqipërinë Edi Rama, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ndërkaq deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se mund të ketë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.