Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vjosa Osmani për Pavarësinë e SHBA-së: Festuam partneritetin e palëkundur

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me SHBA-në ka festuar partneritetin e palëkundur dhe miqësinë e përhershme në mes të dy shteteve, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook nga ceremonia e Ambasadës së Amerikës në Kosovë në përvjetorin e 247-të të Pavarësisë së SHBA-së, Osmani ka thënë se në këtë ditë nuk u festua vetëm Dita e Pavarësisë së këtij shteti.

Postimi:

“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë.  ”, ka shkruar Osmani.