Nëse ju e servirni atë me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyra të panevojshme.
Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët. Ato na serviren të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm.
Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira.
Siç duket, gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq shumë vezëve është i shëndetshëm.
Ekspertët ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë. Veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë.
Nëse ju e servirni atë me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyrna të panevojshme.
E bardha apo e verdha e vezës?
Shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori.
Megjithatë, ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm. Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, ndaj veza duhet konsumuar e plotë.
Të dhënat konfirmojnë se vitaminat që treten në yndyrë gjenden pikërisht tek e verdha e vezës.
Ndaj nëse hiqni të verdhat e vezëve mund të mos merrni shumë kalori por as vlerat ushqyese të tyre.
Sasia e duhur e vezëve
Të dhënat thonë se sasia e duhur dhe e shëndetshme e vezëve është e gjitha në varësi të regjimit ushqimor që njeriu ndjek gjatë jetës. Një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë.
Nëse ju jeni duke marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyrna nga ushqime të tjera, ngrënia e një omlete prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe. Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës.
Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës.