Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tronditëse! 14-vjeçari vret vëllain e vogël me armë zjarri (Detajet)

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një i mitur ka vrarë aksidentalisht vëllain e tij të vogël.

Sipas medieve serbe, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Meduluzje afër Mlladenoviçit, ku një 14-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë gjahu në kokë, vëllain e tij 12-vjeçar.

Forcat e policië kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike, ndërkohë fiqinjëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në një lajmërim të dytë. Autoritetet kanë bllokuar edhe rrugët hyrëse në fshat.

Kujtojmë që Serbia u trondit muajt e fundit nga disa ngjarje të rënda, ku të vdekur kanë mbetur fëmijë dhe adoleshentë. Pikërisht në fshatin Mladenovç, një 21-vjeçar vrau 8 persona mbrëmjen e 5 majit.


Ndërsa një ditë më parë, Beogradi u trondit nga një vrasje makabër në shkollën fillore “Vladislav Ribinkar”, të paktën tetë fëmijë dhe një roje shkolle u vranë nga të shtënat e një të mituri i cili kishte marrë armën me vete në klasë.