Zgjimi herët në mëngjes jo vetëm ju bën të keni më shumë kohë në dispozicion për të bërë gjërat që dëshironi por ju sjell edhe shumë përfitime për shëndetin mendor.
Por përveç këtyre a mund të ketë një lidhje zgjimi herët me mirëqenien?
Studiuesit nga Universiteti i Varshavës mbështesin përmes studimit të tyre më të ri, të publikuar në PLoS ONE, se si ata që zgjohen herët priren të jenë më optimist, krahasuar me ata që flenë deri vonë.
Më konkretisht, zgjimi herët ju bën më optimist pasi keni më shumë kohë të realizoni shumë nga planet e juaja dhe të përfundoni detyrat tuaja ditore.
Prandaj kjo ju ndihmon të jeni më pak të stresuar më të qetë dhe plot me energji.
Një marrëdhënie e dyanshme
Për të kuptuar më mirë ndërveprimet specifike, studiuesit kryen dy analiza kërkimore mbi të rriturit polakë – një me 500 pjesëmarrës dhe tjetri me 728 pjesëmarrës.
Të gjithë pyetësorët e plotësuar, vlerësonin preferencat e të rriturve për zgjimin në mëngjes. Njëri grup u pyet për besimin e tyre fetar dhe të tjerët nëse ishin praktikues të fesë.
Rezultatet konfirmuan se zgjimi në mëngjes shoqërohej me ndërgjegjshmëri më të lartë dhe optimizëm, por gjithashtu pjesëmarrësit besimtar preferonin të zgjoheshin më herët për të praktikuar fenë e tyre.
Si është e lidhur e gjitha? Autorët zbulojnë se tipat e mëngjesit përgjithësisht priren të jenë më të ndërgjegjshëm, dhe më të zellshëm për të përfunduar detyrat e tyre.