Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari

Ambasada e Kosovës në ShBA: Vrasësit e vëllezërve Bytyqi dhe ata që mbuluan krimin për 24 vjet të japin llogari.

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, të cilët u vranë 24 vjet më parë.

Nëpostimin e ambasadës, thuhet se është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për këtë rast dhe se përgjegjësit për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ende nuk ka drejtësi për vrasjen e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit.
Është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi. Ata që janë përgjegjës për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e ambasadës.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i kanë bërë thirrje Serbisë që të vërë para drejtësisë ata që kanë kryer vrasjen e vëllezërve Bytyçi, si dhe ata që kanë mbuluar atë krim.