Një ngjarje e rëndë raportohet në Kosovë, ku një burri ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas i ka marrë foshnjen shtatë muajshe.
Policia e Kosovës ka vepruar menjëherë duke arrestuar autorin dhe më pas është është bërë i mundur rikthimi i fëmijës pranë nënës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
“Lipjan 07.07.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr fëmijën shtatë muajsh viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.