Dita e diel do të sjell rritje të temperaturave në të gjithë territorin, duke u bërë një nga ditët më të nxehta të këtij viti, por gjithashtu do të jetë dhe dita e parë e të nxehtit ekstrem që na pret gjatë muajit korrik.
Gjatë ditës së diel temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius, por për shkak të lagështirës së ajrit ato do të ndihen si 40 gradë celcius.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, ndërkohë që era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.