Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook ka kritikuar opozitën e Kosovës.
Ai thotë se opozita po tenton të fsheh tradhtitë e pazaret me Serbinë.
Kjo sipas tij, pasi Aleksandër Vuçiq po kërkon themelimin e Asociacionit të vitit 2013.
Postimi i plotë:
Opozita e Kosovës, PDK, LDK, AAK për Albin Kurtin po thonë se nënshkrimi i marrëveshjes të planit franko-gjerman në Ohër është shumë më i dëmshëm sesa Zajednica e Hashim Thaçit e Isa Mustafës.
Kurse, presidenti serb Aleksandër Vuçiq deklaron rregullisht por edhe sot deklaroi se kërkon vetëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe, vetëm sipas nënshkrimit të vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Asociacioni e vitit 2015 të nënshkruar nga Isa Mustafa.
Opozita përpos që po tenton t’i fsheh tradhtitë dhe pazaret e veta me Serbinë është ka lyp edhe …. por s’po ka kush!