Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ndal, dorëzohu”! FNSH kthen “përmbys” Krujën dhe rreshton barbarët e fisit Rraja (VIDEO)

Policia e shtetit ka publikuar pamjet nga kontrollet e RENEA-s, FNSH-së dhe policisë lokale në Krujë dhe Fushë Krujë në kërkim të djalit dhe vëllezërve të deputetit socialist pas dhunës dy ditë më parë.

Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja janë identifikuar nga policia e shtetit si organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve të fisit Maja.

Pas sherrit masiv midis fiseve Rraja dhe Maja për guroren, dhunë e cila u bë publike dhe në media, deputeti i Partisë Socialiste ka lënë mandatin. Ai u shpreh se nuk kishte fjalë për të shprehur sikletin ndaj atyre që i kishin besuar gjithë këto vite. Rraja tha se dështoi si prind dhe ndihet i turpëruar.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku anëtarë të fisit Rraja në grup mësynë lokalin dhe goditën me shkopinj gome dhe shkopinj bejsbolli Bilbil dhe Jashar Maja teksa ata ishin ulur në një tavolinë me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar atij që shpërthimet të bëheshin më të kontrolluara pasi banesat e tyre po dëmtoheshin.