Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Nami’ në autostradën Tiranë- Durrës, bllokohet totalisht qarkullimi

Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin.

Radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.

Kjo situatë është thuajse e përjavshme gjatë stinës së verës në vendin tonë, jo vetëm Tiranë-Durrës, por edhe në Lezhë ku krahas trafikut në qytet, nuk mungon edhe në autostradë.